E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD cakton datën zgjedhjeve, Bardhi drejton ndryshimet statutore
Flash

PD cakton datën zgjedhjeve, Bardhi drejton ndryshimet statutore

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar një sërë vendimesh që lidhen me proceset e brendshme zgjedhore dhe organizimin e strukturave të kësaj force politike.

Në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu, drejtuesit e PD vendosën që zgjedhja e kryetarit të Partisë Demokratike të mbahet më 23 maj 2026. Votimi do të zhvillohet sipas parimit “një anëtar, një votë”, në qendrat e votimit që do të ngrihen në degët e partisë në të gjithë vendin.

Deri në këtë datë pritet të kryhet edhe rifreskimi i listave të anëtarësisë, si dhe përcaktimi i modaliteteve të procesit të votimit. Gara për drejtimin e PD-së pritet të jetë kryesisht formale, pasi Sali Berisha synon një mandat tjetër në krye të partisë dhe deri tani nuk është bërë publik ndonjë kandidat tjetër që do ta sfidojë.

Ndërkohë, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mbahet më 6 nëntor, ku pritet të miratohen anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar si dhe ndryshimet në statut.

Kryesia e PD vendosi gjithashtu që procesi i zgjedhjes së drejtuesve të degëve të përfundojë brenda 30 prillit, një proces që sipas drejtuesve demokratë është zhvilluar mbi bazën e parimit të primareve.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se ky proces tregoi rëndësinë e ruajtjes së primareve në përzgjedhjen e drejtuesve të partisë.

“Nuk mund të zëvendësojmë me asgjë vullnetin dhe të drejtën për vendimmarrje të anëtarëve tanë. Sa më shumë të konsolidohet kjo traditë, aq më e fuqishme bëhet Partia Demokratike”, u shpreh Berisha.

Po në këtë mbledhje, Kryesia miratoi edhe përbërjen e grupit të punës për rishikimin e statutit të PD-së, i cili do të drejtohet nga Gazment Bardhi, njëkohësisht kryetar i Grupit Parlamentar të PD.

Grupi i rishikimit të statutit:

  • Gazment Bardhi – Kryetar

  • Oerd Bylykbashi – Anëtar

  • Ivi Kaso – Anëtar

  • Gent Strazimiri – Anëtar

  • Enno Bozdo – Anëtar

  • Elda Hoti – Anëtar

  • Keltis Kruja – Anëtar

  • Adriana Kalaja – Anëtar

  • Marash Logu – Anëtar

  • Franc Nuri – Anëtar

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.