E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD dorëzon kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor ndaj AKSHI-t
Lajme

PD dorëzon kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor ndaj AKSHI-t

Partia Demokratike ka formalizuar kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor në Kuvend, duke synuar të verifikojë në detaje funksionimin dhe ligjshmërinë e veprimtarisë së AKSHI-it.

Në fokus të kësaj nisme janë disa çështje kyçe që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe interesin publik. Demokratët kërkojnë një analizë të thelluar të nivelit të sigurisë kibernetike në institucionet shtetërore, si dhe mënyrën se si mbrohen dhe administrohen të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.

Po ashtu, pjesë e hetimit të propozuar është edhe vlerësimi i rreziqeve të mundshme që lidhen me sigurinë kombëtare, në një kohë kur kërcënimet kibernetike konsiderohen gjithnjë e më shumë si sfida reale për shtetet moderne. Në këtë kuadër, do të analizohet edhe përmbushja e detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi i vendit në NATO.

Kërkesa zyrtare i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili pritet të shqyrtojë procedurat për vijimin e saj në strukturat parlamentare.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.