E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pedagogu kërkon publikisht mbështetjen e Berishës për Tiranën
Lajme

Pedagogu kërkon publikisht mbështetjen e Berishës për Tiranën

Ermal Hasimja ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Në një deklaratë publike, Hasimja iu drejtua drejtpërdrejt liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e njoftuar se është i gatshëm të kandidojë në përputhje me kriteret që ky i fundit përcaktoi të shtunën.

Ai theksoi se synon të ketë mbështetjen e Berishës dhe të forcave të tjera opozitare, duke e paraqitur veten si një kandidat të pavarur dhe përbashkues për të gjithë spektrin opozitar.

“Me duket pozicioni logjik është që një opozitë e bashkuar të dalë me një kandidat të pavarur, i cili do të mbështetet nga një shumicë sa më e madhe e partive opozitare. Berisha ka kërkuar që edhe kandidatët e tjerë të shprehin dëshirat dhe ambiciet e tyre. Duke pasur këtë mundësi, unë po i drejtohem zotit Berisha dhe kryesisë së PD-së, si dhe forcave të tjera opozitare, duke ju paraqitur publikisht kandidaturën time për kreun e Bashkisë së Tiranës, me të njëjtat kritere që ai ka përcaktuar: kandidat i pavarur, pa logo specifike partie, i mbështetur nga shumica e opozitës. Prandaj, zoti Berisha mund ta quajë kandidaturën time të paraqitur dhe ta shqyrtojë,” tha Hasimja për Euronews Albania.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.