E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përçarje të forta në PD, deputetët kundër Berishës për bojkotim
Lajme

Përçarje të forta në PD, deputetët kundër Berishës për bojkotim

Leskaj, Tabaku e Zhupa: Gabim, e vetmja platformë debati!

Vendimi i Sali Berishës për të bojkotuar seancat e fundit plenare, përpara pushimeve parlamentare, ka shkaktuar përplasje të forta brenda Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Mesazhe të siguruara nga komunikimet e brendshme mes deputetëve tregojnë qartë pakënaqësinë dhe kundërshtimin ndaj kësaj strategjie, e cila nga disa ligjvënës cilësohet si e gabuar dhe e dëmshme për opozitën.

Në diskutimet e zhvilluara në një grup komunikimi, Jorida Tabaku thekson se mospjesëmarrja në Kuvend i heq opozitës të vetmen hapësirë publike për debat dhe përballje politike.

“Jorida Tabaku: Përshëndetje kolegë. Ne çdo rast unë mendoj që mospjesëmarrja na heq ne te vetmen platformë publike që ne kemi për debat! E kemi provuar shumë herë mosshkuarjen dhe i dimë pasojat! Ne duhet të përdorim cdo hapësirë që kemi për përballje! Nesër është një nga ditët ku raporton një sërë institucionesh dhe ka hapësirë për të gjitha temat që janë beteja të opozitës!”, shkruan Tabaku.

foto galeri

Në të njëjtën linjë, edhe Bujar Leskaj argumenton se bojkoti i seancës i privon deputetët nga mundësia për të ngritur çështje të rëndësishme dhe për të përfaqësuar qytetarët.

“Per mendimin tim kjo eshte gabim. Sipas kesaj vendimarrjeje, Ne nuk do të flasim per KQZ (votimet e manipuluara ne diaspore -2025), ILD (mbrojtesja e korrupsionit ne gjyqesor ), AMF, BQ, INSTAT, si edhe per kryefjalën mbështetjen e protestës qytetare ?!? Cili eshte kuptimi, ideja, mesazhi ?. Gjithsesi klm”, shkruan Leskaj.

Ndërkohë, Ina Zhupa rikujton se edhe në diskutimet e mëparshme shumica e deputetëve kanë qenë kundër bojkotit, duke nënvizuar rëndësinë e seancës për çështje që lidhen drejtpërdrejt me qytetarët dhe institucionet.

“Në mbledhjen e kaluar të gjithë që diskutuam ishim kundër mos shkuarjes në seancë, po atë ditë vajti edhe vonë dhe s’kishte zgjidhje tjetër për atë seancë. Me idenë e ligjeve tona që nuk futen (si këto 13 vjet) nuk shkon se nesër s’ka ligje fare rendi i ditës. Është seancë për çështje të zgjedhësve dhe rezoluta për institucionet siç thotë Bujari me rëndësi për denoncime dhe qëndrime. Kështu i bie në shtator në seancë dhe s’di ca të mire na sjell si opozitë parlamentare!!! Edhe në dijeninë time janë edhe dy komisionet që ju mbaron afati, zgjedhore dhe territoriale që edhe nëse zgjaten dhe nëse mbyllen do jetë vendimmarrje e seancës plenare. Gjithsesi si ta gjykohet më e mira për opozitarizmin”, thotë Zhupa.

Kritika ndaj vendimit të bojkotit ka ardhur edhe nga ish-deputeti Ervin Salianji, i cili e sheh këtë lëvizje si një shmangie nga përballja direkte politike në Kuvend.

“Kundër bojkotit kanë qenë deputetët e grupit parlamentar, të cilët kanë kërkuar përballje politike me Edi Ramën në Kuvend. Megjithatë, Sali Berisha nuk i lejon të marrin pjesë, duke u fshehur pas justifikimit të frikës nga protestuesit dhe vezët, ndërsa në të vërtetë po mbron marrëveshjen e tij me Edi Ramën”, shkruan Salianji.

Debati i brendshëm në Partinë Demokratike po thellon ndasitë mbi strategjinë opozitare, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e bojkotit si mjet politik dhe rolin e opozitës në institucionet parlamentare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.