E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfshihen nga flakët dy mjete në Vlorë
Lajme

Përfshihen nga flakët dy mjete në Vlorë

Dy automjete janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Skelës, në qytetin e Vlorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00 pas mesnatës, kur banorët e zonës kanë vënë re flakët në një automjet tip fuoristradë Mercedes. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer në pjesën e përparme të mjetit, në zonën e motorit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë edhe një automjet tjetër tip BMW, i cili ndodhej i parkuar pranë tij.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, të dy automjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e zjarrit. Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe ambienteve përreth, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një zjarr aksidental apo për një veprim të qëllimshëm.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa hetimet vijojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.