Përfshihet nga flakët autobusi pranë kalasë së Beratit
Një autobus është përfshirë nga flakët pranë kalasë së Beratit, duke shkaktuar një re të dendur tymi të zi që është përhapur në zonën përreth.
Siç duket dhe nga pamjet, flakët e mëdha që kanë përfshirë autobusin, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar një pjesë të zonës pranë monumentit historik.
Deri në këto momente, nuk raportohet për persona të lënduar nga ngjarja.
Shkaqet dhe rrethanat në të cilat autobusi ka marrë flakë mbeten ende të paqarta. Pritet që të dhënat e mëtejshme nga autoritetet të hedhin dritë mbi atë që ka shkaktuar zjarrin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



