E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë
Lajme

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë

Një apartament në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të ketë nisur nga një defekt elektrik në kondicioner, prej nga më pas është përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin e banesës.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë dy mjete të shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve brenda një kohe të shkurtër. Si pasojë, janë regjistruar dëme materiale në banesë, ndërsa fatmirësisht familjarët kanë arritur të largohen në kohë, pa pësuar dëmtime fizike.

Forcat e policisë ndodhen ende në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet procedurale për të sqaruar plotësisht shkaqet e zjarrit. Sipas autoriteteve, situata është stabilizuar dhe nuk paraqet rrezik për banesat përreth.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.