Përleshje fizike në Parlamentin e Gjeorgjisë
Përleshje fizike mes ligjvënësve shpërtheu në parlamentin e Gjeorgjisë gjatë një seance pyetje-përgjigje, pasi raporti vjetor i qeverisë u prezantua nga Kryeministri Irakli Kobakhidze.
TENSIONET NË GJEORGJI / Shpërthen përleshja fizike në Parlament gjatë raportit të Kryeministrit
TBILISI – Një seancë e zakonshme parlamentare në Gjeorgji është shndërruar në një arenë kaosi dhe dhune fizike ditën e sotme. Një përleshje e ashpër me grushte ka shpërthyer mes deputetëve pikërisht gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve.
Incidenti i rëndë ndodhi menjëherë pasi Kryeministri i vendit, Irakli Kobakhidze, përfundoi prezantimin e raportit vjetor të qeverisë. Ndërsa opozita dhe mazhoranca po diskutonin mbi gjetjet e raportit, gjakrat janë nxehur duke bërë që debati verbal të degjenerojë shpejt në dhunë fizike.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihen ligjvënësit duke goditur njëri-tjetrin, ndërsa kolegët e tjerë dhe personeli i sigurisë ndërhyjnë me shpejtësi për të ndarë palët.
Kjo nuk është hera e parë që parlamenti gjeorgjian përfshihet nga skena të tilla, pasi polarizimi politik në vend mbetet ekstremisht i lartë. Seanca u ndërpre përkohësisht për të kthyer rendin në sallë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



