E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmbytet burgu i Erion Veliajt dhe Ilir Beqajt
Lajme

Përmbytet burgu i Erion Veliajt dhe Ilir Beqajt

Situata në Durrës vijon të mbetet e rënduar për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë sjellë përmbytje në disa zona të qytetit dhe probleme serioze në infrastrukturë.

Vështirësi janë raportuar edhe në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, ku uji ka depërtuar në tetë qeli në katin e parë të godinës. Për të përballuar situatën emergjente, autoritetet kanë ndërhyrë duke dërguar pompa për largimin e ujit dhe për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të kushteve.

Në këtë institucion ndodhen rreth 300 persona të paraburgosur, ndërsa në katin e parë, ku janë evidentuar përmbytjet, mbahen edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, si dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa ndërhyrjet vijojnë për normalizimin e kushteve brenda institucionit dhe garantimin e sigurisë së të paraburgosurve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.