E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmbytjet në Durrës, Ilirjana Kuçana kallëzon në SPAK Bashkinë
Lajme

Përmbytjet në Durrës, Ilirjana Kuçana kallëzon në SPAK Bashkinë

“Nuk bëhet fjalë për një fatkeqësi natyrore apo për ‘punë Zoti’”

Durrësi vijon të mbetet një nga qarqet më problematike në vend për sa i përket përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut, një situatë që sipas opozitës lidhet drejtpërdrejt me keqmenaxhimin institucional.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme, ku depozitoi një kallëzim penal ndaj Bashkisë së Durrësit, Ministrisë së Bujqësisë dhe Drejtorisë së Kullimit, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Sipas Kuçanës, problematikat e përsëritura me përmbytjet nuk janë pasojë e kushteve natyrore, por e keqmenaxhimit dhe dështimit të institucioneve përgjegjëse për parandalimin dhe administrimin e situatave emergjente.

Ajo deklaroi se kallëzimi është kaluar për moskompetencë në Prokurorinë e Durrësit, por sipas saj, çështja është mbyllur pa transparencë dhe pa asnjë sqarim për pasojat e përmbytjeve të vitit 2025.

“Deri më sot nuk jam thirrur dhe nuk kam asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me përmbytjen e vitit 2025. Sot rikthehemi te përmbytja e vitit 2026. Kemi një investim rreth 19 milionë euro për hidrovorin dhe vetë kryetarja e Bashkisë, zonja Sako, deklaronte se Durrësi nuk do të kishte më probleme me përmbytjet. Sot qyteti ka tre ditë nën ujë. Madje kanë arritur të përmbysin edhe Gjirokastrën. E kuptoni se çfarë bande e strukturuar kriminale janë”, u shpreh Kuçana.

Më tej, ajo i bëri thirrje drejtuesit të ri të SPAK, Klodian Barahos, që të marrë personalisht në shqyrtim këtë kallëzim, duke theksuar se çështja prek drejtpërdrejt jetën e rreth 400 mijë banorëve të Durrësit, si dhe zonave të tjera të përmbytura.

“Nuk bëhet fjalë për një fatkeqësi natyrore apo për ‘punë Zoti’. Kam ardhur këtu për të kërkuar përgjegjësi nga ai që mendon se është zoti i shqiptarëve, Edi Rama, i cili në shërbim ka vënë njerëzit e tij”, përfundoi ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.