E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmbytjet në Durrës, Ndoja: Jo fatkeqësi natyrore, por krim institucional
Lajme

Përmbytjet në Durrës, Ndoja: Jo fatkeqësi natyrore, por krim institucional

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Arian Ndoja, ka ngritur alarmin për situatën e rënduar të krijuar nga përmbytjet në qytetin e Durrësit, duke e cilësuar atë jo si një fatkeqësi natyrore, por si pasojë të drejtpërdrejtë të neglizhencës dhe dështimit institucional ndër vite.

Në një reagim publik, Ndoja thekson se problematika më e theksuar paraqitet në lagjen nr. 17, ku reshjet kanë vënë në vështirësi të mëdha jetën e përditshme të banorëve. Sipas tij, kjo situatë ka qenë e paralajmëruar prej kohësh dhe institucionet përgjegjëse kanë qenë në dijeni, por nuk kanë ndërmarrë asnjë ndërhyrje konkrete për ta parandaluar.

Deputeti shprehet se çështja është ngritur disa herë edhe në Kuvend, por pa asnjë reagim apo zgjidhje nga autoritetet përkatëse. Ai nënvizon se kanalet e kullimit janë lënë të papastruara, ndërsa hidrovori kryesor është zhvendosur dhe funksionon në kundërshtim me standardet teknike, pasi ndodhet në një nivel më të lartë se ai i mëparshmi, duke e bërë thuajse të pamundur kryerjen e funksionit të tij.

Ndoja e përkufizon gjendjen aktuale si një fatkeqësi të shkaktuar nga dora e njeriut, duke theksuar se përgjegjësia kryesore i takon Bashkisë së Durrësit për mungesën e projekteve funksionale për zonën, si dhe ministrisë përgjegjëse për mosmenaxhimin e kanaleve të kullimit dhe keqfunksionimin e hidrovorit.

“Është e dhimbshme që përmbytjet e sotme janë pasojë e keqmenaxhimit dhe mungesës së efikasitetit si në pushtetin vendor, ashtu edhe në atë qendror,” shprehet deputeti, duke shtuar se aktualisht në terren janë të pranishme vetëm strukturat e emergjencave civile, ndërsa problemi në thelb mbetet ende pa zgjidhje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.