E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasja me Olën, Rezart Veleshnja del në mbrojtje të Arbanës: E frikshme
Lajme

Përplasja me Olën, Rezart Veleshnja del në mbrojtje të Arbanës: E frikshme

Incidenti i ndodhur në “Ferma VIP”, ku Fabjola Elezaj përdori një fjalor ofendues ndaj moderatores Arbana Osmani, ka shkaktuar reagime të shumta nga personazhe publikë.

Së fundmi, aktori i njohur Rezart Veleshnja ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke dalë në mbrojtje të moderatores dhe duke kritikuar fort sjelljen e banores.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai ka vlerësuar figurën e Arbanës si profesioniste, nënë dhe bashkëshorte, ndërsa ka sulmuar atë që e cilëson si “rini toksike” në raport me figurat intelektuale pjesë e formatit.

Në deklaratën e tij të plotë, të shoqëruar me një foto të moderatores, Veleshnja shkruan:

“Unë e kuptoj dëshirën e mirë për të integruar një pjesë të kësaj rinie toksike dhe të sëmurë pranë njerëzve intelektualë si Moza Ahmeti, Romir Zalla, Vis Pupa, Soni Malaj, por këto lloj mostrash nuk duhen qasur as në derën e tv e jo më t’i fusësh në një reality! Arbana është një nga (gocat) e tashme zonjat që unë e njoh që në kohën e kllapave që vendosa më sipër! Një gocë, zonjë, nënë, bashkëshorte e shkëlqyer që u mundua të integronte llumin dhe ta pastronte por mori si shkëmbim atë fjalë që është miliona vite dritë larg figurës së saj! E frikshme se çfarë po na dëgjojnë veshët! Arbana unë të njoh me vite dhe jam krenar që kam punuar në të njëjtin vend me ty dhe vështirë të kemi pranë në këto kohëra njerëz me nivel dhe inteligjencë si ty! Allahu e mëshiroftë atë “vajzën”!”.

“E frikshme", Rezart Veleshnja shpërthen ashpër pas

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.