E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasje të dhunshme në Tiranë, mbyllet protesta e gjashtë kundër Ramës
Lajme

Përplasje të dhunshme në Tiranë, mbyllet protesta e gjashtë kundër Ramës

Protesta e gjashtë kundër qeverisë është mbyllur mbrëmjen e 18 tetorit, pas një dite të shoqëruar me përplasje të forta mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit në disa zona të Tiranës.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ishte një prej pikave ku tensionet arritën kulmin, ndërsa situata u përshkallëzua edhe në afërsi të institucioneve kryesore të vendit. Përplasjet dhe ndërhyrjet e forcave të rendit shënuan zhvillimet e një dite të gjatë protestash, ku në rrugë dolën studentë, gjimnazistë dhe qytetarë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama. Pjesëmarrësit në tubim kanë deklaruar se dorëheqja e kreut të qeverisë është një kusht i panegociueshëm dhe se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga qëndrimi i tyre.

Protesta e kësaj të diele vjen në një klimë të tensionuar politike dhe shoqërore, pas mobilizimit të të rinjve dhe reagimeve për mënyrën se si janë zhvilluar ndërhyrjet policore gjatë tubimeve të ditëve të fundit.

Megjithëse protesta e gjashtë është mbyllur, lëvizja kundër qeverisë nuk duket se do të ndalet këtu. Protestuesit pritet të vijojnë mobilizimin edhe të hënën, ndërsa protesta studentore kundër qeverisë mbetet një prej zhvillimeve kryesore në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.