E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përrallat e Kryeministrit me ‘bir k*rve”!
Lajme

Përrallat e Kryeministrit me ‘bir k*rve”!

Ka diçka thellësisht komike, pothuajse tragjike, në statuset e gjata e melankolike të Kryeministrit tonë. Sa herë që rrjetet sociale “mbyten nga ferrat e rrenës” (siç i quan ai me gjuhën e tij gjysmë-artistike e gjysmë-biblike), na shfaqet i njëjti personazh: udhëheqësi i madhërishëm. Një burrë shteti aq i përkushtuar, aq i pastër dhe aq i vetësakrifikuar, sa që në plot 13 vjet në pushtet na thotë se “kurrë” nuk ka shkuar me pushime jashtë shtetit me familjen.

Me sa duket, jemi ende në kohë të mbledhim ndonjë kontribut, të vendosim një kuti kursimesh nga protestuesir në mes të sheshit dhe t’i paguajmë Kryeministrit dhe familjes së tij një javë pushime të vërteta jashtë vendit. Diku në Anadoll apo Bodrum, që të shijojë si qytetar i thjeshtë dhe ‘fakiri’ që ikën nja pesë ditë për të hequr stresin.

“Punë”, jo pushime

Sepse, kuptohet, sipas logjikës kryeministrore, ajo ndeshja e famshme e basketbollit në Majemi para disa viteve – ku u kap në rreshtat e parë (atje ku biletat kushtojnë sa rroga vjetore e një shqiptari) – nuk ishte pushim. Jo, ajo ishte sakrificë kombëtare! Ishte “dhuratë e padeklaruar” nga miqtë, e mbi të gjitha, ishte një përpjekje titanike për të tërhequr investitorë të huaj teksa ktheheshin përmbys nga emocionet e trepikëshve në fushë. Kur shkon në Majemi apo në Basel për “ArtBasel” si artist privat, me shpenzimet e tua (apo të kujtdo qoftë), zyrtarisht quhet “punë” ose “ftesë private”, kurrë pushim.

Loja me fjalët është bërë aq bajate, saqë ka kaluar kufijtë e normales. Kur u thotë shqiptarëve se nuk ka shkelur jashtë shtetit për plazh, Kryeministri harron se problemi nuk është nëse ai nxin shalët në Antalia apo në jug të Shqipërisë (ku resortet qeveritare ofrojnë gjithçka falas mbi kurrizin e taksapaguesve). Problemi i vërtetë qëndron diku tjetër, te një kontradiktë që asnjë status i gjatë nuk e fsheh dot.

Nëse gjithçka është kaq e pastër, kaq transparente dhe plotësisht “me shpenzimet tona”, përse atëherë udhëtimet me “Charter” dhe shpenzimet e fluturimeve kryeministrore janë klasifikuar me vendim qeverie si sekret shtetëror? Nëse çdo qindarkë është e ndershme dhe çdo udhëtim është një mision për atdheun, përse fshihen faturat? Kush nuk ka gjë për të fshehur, nuk ka nevojë për vula sekrete mbi biletat e avionit.

Të na tregosh sot, pas dy dekadave në majat e pushtetit, se si të dhëmb shpirti nga shpifjet dhe të përdorësh citate nga “Librat e Shenjtë” për të dënuar ata që të kërkojnë llogari, është thjesht qesharake. Populli nuk ka nevojë për predikime morale apo për histori me “lëkurë të regjur” nga balta. Populli ka nevojë për transparencë.

Dhe e vërteta është e thjeshtë: asnjë narrativë e bukur me “bir k*urve” nga Baseli, nuk pi më ujë përpara një opinioni publik që e sheh lirinë e lëvizjes dhe luksin e pushtetit çdo ditë. Publiko faturat, hiqe sekretin shtetëror nga udhëtimet e tua, dhe pastaj hajde të flasim për ferrat dhe lulet e së vërtetës. Deri atëherë, ajo thirrja jote e vjetër e para 20 viteve mbetet “birkurvllik” i mbytur në muret e sekretit qeveritar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.