E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përse kërkohet një Shqipëri e Re?
OP-ED

Përse kërkohet një Shqipëri e Re?

Kujt i duhet dhe përse ka vonuar?

Rama dhe Berisha e dominuan dhe poshtëruan vendin për 35 vite, pandalur, të paepur për të rrjepur çdo qindarkë dhe çdo metër katror të këtij vendi. Si konstatohet kjo, pra në nivele të larta të qeverisjes? Mjafton të shohim në një nivel pak më poshtë.

Në dosjen e SPAK për hetimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjyqtari bën një konstatim të tillë: “Veliaj dhe bashkëshortja e tij, kanë ndërtuar një skemë korruptive, që nuk arrijnë ta ndalin dot”, prandaj edhe u vlerësua që Veliajt t’I ndërpritej marrëdhënia e drejtpërdrejtë me karrigen, duke e futur në burg.

Kjo që thotë gjykata, është pikërisht se çfarë po ndodh me qeverinë sot, dhe ato të kaluarat!

Sistemet që ndërtuan Rama dhe Berisha, janë pikërisht sisteme vjedhjeje, sisteme korrupsioni, sisteme nënshtrimi ndaj autokraticitetit të tyre, sisteme që e detyrojnë qytetarin të pranojë një realitet që është ndërtuar pikërisht prej duarve poshtëruese të dy narcisitëve të sëmurë për pushtet dhe para.

Për 35 vite me radhë, shqiptarët, u detyruan të jetojnë nën petkun e qeverive të tranzicionit drejt demokratisë…por mesa duket kësaj i ka ardhur fundi.

Fundi i qeverive të cilat e sunduan Shqipërinë, duke i brumosur popullit idene e Bashkimit Evropian…kjo politikë, ishte pikërisht streha e fundit e maskarenjve që për jetëgjatësinë e tyre qeverisëse, zvarritën detyrat për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

Përtej të gjithë pavetëdijes së kësaj politike, se çfarë I ka bërë këtij vendi, për një gjë ata janë të vetëdijshëm, zgjatjen e pushtetit të tyre, pikërisht për të mos ndaluar systemin e vjedhjes!

Por historia politike tregon që edhe diktaturat marrin fund, edhe autokracitë marrin fund…!

A po jetojmë pikërisht në këtë epokë?

PO! Protesta e të rinjve sot, po kërkon t’i jap fund epokës tranzitore dhe ndërtimin e Shqipërisë mbi ëndrrat e vërteta evropiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.