E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përvetësuan mbi 2 mijë metra  tokë përmes me falsifikim në Mëzez
Flash

Përvetësuan mbi 2 mijë metra tokë përmes me falsifikim në Mëzez

 

Ekzekutohen 5 masa sigurie! Gjykata cakton sekuestro preventive për pronën

Pesë shtetas janë vënë nën masa sigurie nga autoritetet, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë falsifikimi dokumentesh dhe shpërdorimi detyre që lidhet me përfitimin e paligjshëm të një pasurie toke në fshatin Mëzez.

Sipas vendimit të gjykatës, masa “Arrest në burg” është caktuar për shtetasin Denis Bakalli 45 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Ndërkohë, masa “Arrest në shtëpi” është vendosur ndaj shtetasitImer Çelaj 59 vjeç, i dyshuar për të njëjtën vepër penale.

Gjithashtu, gjykata ka vendosur masën “Pezullim nga ushtrimi i një detyre apo shërbimi publik” për tre punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës B. S., 49 vjeç; F. Z., 35 vjeç; dhe Th. L., 41 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

“Nga hetimet dyshohet se shtetasit D. B. dhe I. Ç. kanë kaluar në pronësi të tyre një sipërfaqe toke 2350 m² në fshatin Mëzez, që ishte pronësi të një shtetasi tjetër, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me 3 punonjësit e ASHK-së”, thote policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.