Përzgjidhet ekipi më i mirë në futboll për vitin 2024

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka shpallur skuadrën më të mirë të vitit 2024, duke publikuar përzgjedhjen e saj të lojtarëve në formacionin klasik 4-3-3. Skuadra përbëhet nga emra të njohur dhe të suksesshëm në botën e futbollit ndërkombëtar, ndërsa lojtarët që përbëjnë formacionin janë:

Portieri: Emiliano Martinez
Mbrojtës: Dani Carvajal, Ruben Dias, Antonio Rudiger, Alphonso Davies
Mesfushorë: Jude Bellingham, Rodri, Toni Kroos
Sulmues: Lamine Yamal, Erling Haaland, Vinicius Junior

IFFHS, e themeluar në mars të vitit 1984 në Leipzig, Gjermani, ka për qëllim kryesor dokumentimin kronologjik të rezultateve dhe statistikave të futbollit botëror. Ajo mbledh dhe publikoi të dhëna të rëndësishme nga futbolli, duke përfshirë informacionet për ndeshjet dhe arritjet e skuadrave e lojtarëve.

Organizata përfaqëson më shumë se 211 shtete dhe territore në mbarë botën, duke u bërë një burim kryesor informacioni për të apasionuarit e futbollit dhe profesionistët e fushës.

Përzgjidhet ekipi më i mirë në futboll për vitin 2024

Publikuar nga Publik Media