Pësoi djegie nga zjarri te hotel “Brooklyn”, 25-vjeçarja dërgohet për trajtim në Turqi
25-vjeçarja A. D., e cila pësoi djegie në rreth 85% të sipërfaqes së trupit pas zjarrit që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Vlorë, është nisur drejt Turqisë për të vijuar trajtimin e specializuar mjekësor.
Pacientja qëndroi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku u mbajt nën kujdesin e ekipeve të terapisë intensive. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme mjekësore dhe administrative, 25-vjeçarja është transferuar për trajtim të mëtejshëm në një spital në Turqi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, kur një zjarr përfshiu hotelin “Brooklyn”, në zonën e Lungomares në Vlorë.
Sipas të dhënave të policisë, dyshohet se zjarri nisi nga djegia e prizës së një frigoriferi në restorantin e hotelit dhe më pas u përhap në pjesën tjetër të godinës.
Nga flakët mbetën të plagosur gjashtë pushues. Pesë prej tyre ishin shtetas nga Kosova, ndërsa një tjetër ishte nga Rrësheni.
Transferimi i 25-vjeçares drejt Turqisë është kryer për t’i mundësuar trajtim më të specializuar për shkak të përmasave të rënda të djegieve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



