E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Petrit Vasili: Edi bëj kujdes me telefonatat për Tahirin…
Politikë

Petrit Vasili: Edi bëj kujdes me telefonatat për Tahirin…

Kreu i grupit parlamentar të LSI-Së, Petrit Vasili ka këshilluar kryeministrin Edi Rama të bëjë kujdes, teksa në një deklaratë për mediat, ka prekur ‘çështjen Tahiri’.

Ai i ka sugjeruar kryeministrit Edi Rama të bëjë kujdes me “komunikimet, me telefonat, kërcënimet, joshjet” edhe pse “e ka zënë një hall i madh”.

Petrit Vasili akuzoi kryeministrin për lidhje me krimin.

“Në këto 4 vite Rama e mbolli Shqipërinë me drogë dhe i dha hapësirë krimit. Rama zgjodhi që të përgatiste edhe krimin elektoral të 25 qershorit. Kjo nuk është policia që duam, Shqipëria është kthyer në një narko-shtet. Ekzistojnë prova të forta, e mërkura është prova. Të mërkurën ky kryeministër ka një provë të qartë, të vendoset me krimin apo kundër tij. Të vendoset në anën e ligjit apo anti-ligjit, të vendoset në anën e parlamentit që të ndihmojë drejtësinë apo do të mbulojë këto të vërteta. Është për atë reformë që u çorr dhe u lodh që tentoi ta kapë.

Nga votimi i djeshëm ishte i qartë vullneti për të qenë me krimin, i them Ramën bëj kujdes, edhe me komunikimet telefonike edhe me lëvizjet edhe kërcënimet dhe joshjet, pasi të gjithë janë të vëmendshëm dhe vigjilojnë mbi ty, pasi policia që ndërtove ti. Kryeministri të vinte vetë të kërkonte t’i hiqej imuniteti dhe të vendosej para drejtësisë. Prokuroria të hetojë kur Rama bëri thirrje që policia të kthehej në parti politike”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.