E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Pinoku” kryeministër gënjen pa pikë turpi publikisht
Lajme

“Pinoku” kryeministër gënjen pa pikë turpi publikisht

Shoqata e Prokurorëve rezulton e regjistruar me vendim gjykate

Reagimi i kryeministrit Edi Rama ndaj Shoqatës së Prokurorëve ka ngritur pikëpyetje serioze mbi saktësinë e deklaratave të tij publike dhe respektimin e fakteve zyrtare.

Në një postim me tone përçmuese, Rama pretendoi se “paska dalë një shoqatë prokurorësh e re, ende e paregjistruar sipas ligjit”, duke lënë të kuptohet se ajo vepron jashtë kuadrit ligjor dhe pa legjitimitet.

Rama gënjeu publikisht, Shoqata e Prokurorëve e regjistruar me vendim

Por dokumentet zyrtare hedhin poshtë këtë pretendim.

Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë është regjistruar zyrtarisht si person juridik, në përputhje të plotë me Kodin Civil dhe legjislacionin për organizatat jofitimprurëse. Regjistrimi është kryer mbi bazën e ligjit nr. 8788 dhe ligjit nr. 80/2021, duke e bërë shoqatën një subjekt të ligjshëm dhe funksional.

Rama gënjeu publikisht, Shoqata e Prokurorëve e regjistruar me vendim

Pas publikimit të këtyre dokumenteve dhe reagimeve kritike, Rama doli me një sqarim të dytë, ku tentoi të zbusë deklaratën e mëparshme. Në reagimin e radhës, kryeministri shkroi se ai nuk ka thënë që shoqata “nuk është regjistruar në gjykatë”, por se është “ende e paregjistruar, por brenda afatit”, duke pretenduar se kishte për qëllim vetëm të ilustronte “moshën e njomë” të shoqatës.

Ai shtoi se regjistrimi i një shoqate, sipas tij, nuk përfundon vetëm me vendimin e gjykatës, por kërkon edhe regjistrimin në organet tatimore, proces që – sipas Ramës – ende nuk ka ndodhur. Kryeministri nuk kurseu as ironinë ndaj reagimeve nga Shoqata e Prokurorëve, duke folur për “zëdhënës vullnetarë” me informacion “gjysmak”, që sipas tij prodhojnë “gjysmë të vërteta, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha”.

Megjithatë, fakt mbetet se deklarata e parë e Ramës krijoi perceptimin publik se Shoqata e Prokurorëve ishte një strukturë e paligjshme, perceptim që bie ndesh me dokumentet zyrtare të gjykatës. Ndërsa përpjekja e mëvonshme për sqarim duket më shumë si një tërheqje taktike sesa një korrigjim i plotë i deklaratës fillestare.

Ky episod vjen në një klimë të tensionuar mes qeverisë dhe sistemit të drejtësisë, ku gjuha përçmuese, ironia dhe pasaktësitë publike nga nivelet më të larta të pushtetit po kthehen në shqetësim serioz institucional.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.