Pjesëmarrja në tenderë do të bëhet me pagesë, përfitimi për kompanitë e sigurimeve

Abuzimet me tenderët mbajnë rekord në vendin tonë, për shkak të aferave mes operatorëve dhe institucioneve publike. Ndërkohë, së fundmi është bërë një ndryshim në ligjin për prokurimet. Nuk dimë nëse ky ndryshim ka si qëllim reduktimin e abuzimeve, por me hyrjen në fuqi të projektligjit t të ri bizneset që duan të marrin pjesë në tenderët publikë do të paguajnë një tarifë për të dhënë ofertë përmes sistemit të prokurimit elektronik.

Më datë 21 qershor është hedhur për konsultim publik një draft i cili parashikon se operatorët që duan të përdorin sistemin elektronik të prokurimeve për të aplikuar duhet të paguajnë një tarifë, që do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Përdo rimi i Sistemit të Prokurimit Elektronik për zhvillimin e procedurave sipas këtij ligji dhe ligjeve të tjera nga autoritetet kontraktore dhe operatorët ekonomikë kryhet kundrejt pagesës. e përdorimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në draftligjin e propozuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Ndërkohë një tjetër ndryshim kërkon që bizneset me detyrim duhet të të sigurojnë kontratën tek shoqëritë e sigurimeve. Ky ndryshim në ligjin e prokurimeve vjen si një përfitim për shoqëritë e sigurimit, pasi do të kenë më shumë biznes, duke qenë se çdo kontratë do të sigurohet.

https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/642

Publikuar nga Publik Media