E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse Sejko dhe deputeti Shalsi po takohen para seancës dëgjimore në Kuvend?
Lajme

Pse Sejko dhe deputeti Shalsi po takohen para seancës dëgjimore në Kuvend?

Konsultë për të mbuluar aferat me mikrokreditë?!

Sejko dhe Shalsi, si dy miq të ngushtë dhe të lidhur me interesa korruptive, ka tre ditë që rrinë kokë më kokë, duke bërë planin se si t’a menaxhojnë këtë seancë dëgjimore dhe të mashtrojnë publikun për skandalin e mikrokredive që po hetohet nga SPAK-u.

Shtatë deputetë të PD kanë kërkuar një seancë dëgjimore me Guvernatorin Gent Sejko në Komisionin e Ekonomisë për skandalin e mikrokredive.

Seanca dëgjimore është caktuar në datën 21 maji ora 11:00. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë është Eduart Shalsi.

Sejko dhe Shalsi, si dy miq të ngushtë dhe të lidhur me interesa korruptive, ka tre ditë që rrinë kokë më kokë, duke bërë planin se si t’a menaxhojnë këtë seancë dëgjimore dhe të mashtrojnë publikun për skandalin e mikrokredive që po hetohet nga SPAK-u.

Nga ana tjetër, duket se deputetët e PD që firmosën thirrjen e Sejkos në Kuvend, nuk kanë marrë leje tek kreu i PD, Sali Berisha, i cili në të gjitha ligjëratat e pasditeve të tij në ballkon, nuk e përmend kurrë guvernatorin Gent Sejko dhe as skandalin e mikrokredive, i cili mesa duket i kujton piramidat e ’96.

Familja Berisha dyshohet se ka marrë edhe një licencë mikrokredie nga Guvernatori Gent Sejko, aferë për të cilën do të flasim në vijim./ pamfleti

Seanca dëgjimore në Kuvend, Sejko dhe Shalsi "kokë mëSeanca dëgjimore në Kuvend, Sejko dhe Shalsi "kokë mëSeanca dëgjimore në Kuvend, Sejko dhe Shalsi "kokë më

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.