E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagoset me armë zjarri 39-vjeçari në Kavajë, arrestohet autori
Lajme

Plagoset me armë zjarri 39-vjeçari në Kavajë, arrestohet autori

Një konflikt i çastit në Kavajë ka përfunduar me plagosje me armë zjarri dhe dy persona në pranga, falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë.

Sipas burimeve zyrtare, një 42-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me pistoletë një 39-vjeçar pas një përplasjeje për motive të dobëta. I plagosuri u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas sinjalizimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë së Kavajës, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, organizuan një operacion të menjëhershëm për identifikimin dhe kapjen e autorit. Brenda rreth tre orësh, ai u lokalizua në Durrës dhe u vu në pranga.

Gjatë veprimeve hetimore u arrestua edhe një 35-vjeçar, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohej nga vendngjarja, duke e transportuar me automjet drejt Durrësit.

Policia bëri të mundur edhe gjetjen e armës së zjarrit të përdorur në plagosje, të cilën autori dyshohet se e kishte hedhur në shkurre gjatë arratisjes. Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.