E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagoset me armë zjarri një person në Lezhë
Lajme

Plagoset me armë zjarri një person në Lezhë

Transportohet me urgjencë drejt Traumës në Tiranë

Një person është plagosur me armë zjarri në Lezhë dhe ka mbërritur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të qytetit.

I plagosuri është paraqitur në urgjencë me disa dëmtime të shkaktuara nga arma e zjarrit. Pas ndërhyrjes fillestare të mjekëve, është vendosur që ai të dërgohet në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku do të marrë trajtim më të specializuar.

Deri në këto momente, identiteti i personit të plagosur nuk është bërë i ditur. Po ashtu, mbeten të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja dhe nëse ngjarja ka ndodhur brenda qytetit të Lezhës apo në një zonë tjetër të qarkut.

Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e rastit dhe për të mbledhur të dhënat e para që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Pritet që autoritetet të japin një njoftim zyrtar në vijim, ndërsa hetimet për këtë rast janë ende në fazat fillestare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.