E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja e 18-vjeçares në Sauk, arrestohen babai dhe kushëriri i të dashurit të saj
Lajme

Plagosja e 18-vjeçares në Sauk, arrestohen babai dhe kushëriri i të dashurit të saj

Policia e Tiranës ka shoqëruar dhe proceduar dy persona në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 14 shkurt 2026 në zonën e Saukut, ku një 18-vjeçare mbeti e plagosur pasi dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri.

Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasit Saimir Gjuta dhe Elvir Gjuta, përkatësisht babai dhe kushëriri i Erisjaldo Gjutës, i cili dyshohet se kishte në posedim armën e zjarrit me të cilën e reja u plagos.

Sipas Policisë, dy të dyshuarit ishin shpallur më herët në kërkim, pasi akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të kryera në bashkëpunim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës bënë kapjen e shtetasve S. Gj. dhe E. Gj., të cilët ishin në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 14.02.2026 në Sauk, ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri”, njofton policia.

Pas konsultimeve me Prokurorinë, është vendosur që dy personat të procedohen penalisht, por të hetohen në gjendje të lirë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.