E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja e efektivit në Tiranë, identifikohet shënjestra e atentatit
Lajme

Plagosja e efektivit në Tiranë, identifikohet shënjestra e atentatit

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë orëve të natës në zonën e Shkozës, në Tiranë, në një ngjarje që dyshohet të ketë qenë atentat i mirëorganizuar.

I plagosuri është identifikuar si Anxhelo Kumaraku, i cili ndodhej në momentin e sulmit në shoqërinë e fqinjit të tij, Kledis Pala. Ky i fundit rezulton të jetë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa dyshohet se ai ka qenë objektivi kryesor i atentatit.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se autorët kanë qëlluar në drejtim të tyre, duke lënë të plagosur efektivin, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende në proces verifikimi. Kumaraku është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, mësohet se një person i identifikuar si Klejdi Spaja, 31 vjeç, ndodhet gjithashtu në masën “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje, dhe po hetohet për lidhje të mundshme me ngjarjen.

Sipas informacioneve paraprake, grupi hetimor ka ngritur dyshime se pas atentatit mund të qëndrojnë dy vëllezër, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Njëri prej tyre dyshohet se ka marrë pjesë drejtpërdrejt në sulm.

Autoritetet vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.