E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja e “Guccit”, zbardhet dëshmia e personazhit të njohur të TikTok-ut
Lajme

Plagosja e “Guccit”, zbardhet dëshmia e personazhit të njohur të TikTok-ut

Të tjera detaje dalin nga ngjarja ku u plagos Fabion Kuçi, i njohur në rrjetet sociale si ‘Gucci’. Ngjarja ka marrë përmasa të tjera pasi incidenti filloi si një përplasje në TikTok.

Gjatë dëshmisë së tij para policisë, Kuçi ka pohuar se konflikti me autorin e plagosjes, i cili tashmë është identifikuar dhe shpallur në kërkim, ka nisur pas sharjeve dhe grindjeve në rrjetet sociale.

Fabion Kuçi rezulton i dënuar më parë në Angli, ku ka kryer disa vite burg. Përveç kësaj, ai ka pasur përplasje edhe me Kozak Braçin dhe Xhemal Ukën, i njohur si ‘Fire’ në TikTok.

Xhemal Uka është shpallur në kërkim për një ngjarje të rëndë që ndodhi në zonën e Freskut, ku pak ditë më parë ai ka porositur sulmin ndaj një 26-vjeçari, i cili u dhunua me sende të forta dhe çekiç. Pas këtij incidenti, Huka u shpall në kërkim, ndërsa dhunuesi i përfshirë në ngjarje u arrestua.

Ngjarja në Durrës duket se ka lidhje të drejtpërdrejtë me grindjet online, duke treguar sesi përplasjet në rrjetet sociale mund të përfundojnë në dhunë fizike me pasoja serioze.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.