Plagosje me armë zjarri në Shkodër
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mesditën e sotme në Shkodër, duke alarmuar banorët e zonës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në lagjen “Partizani”, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Vladimir Bruçi.
Sipas të dhënave paraprake, autor i dyshuar i ngjarjes është Pjerin Bitani. Dyshohet se përplasja mes dy personave ka nisur për motive të dobëta dhe më pas ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.
Burime paraprake bëjnë me dije se konflikti dyshohet të ketë lidhje me kamerat e sigurisë.
I plagosuri u dërgua në spital
Pas të shtënave, Vladimir Bruçi është transportuar në spital, ku po merr aktualisht ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes, si dhe për të dokumentuar rrethanat dhe motivet që çuan në konflikt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



