E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plani ogurzi për betonizimin ne zonën e mbrojtur Zvërnec-Nartë filloi
Lajme

Plani ogurzi për betonizimin ne zonën e mbrojtur Zvërnec-Nartë filloi

Ditë më parë Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi midis të tjerash: ” Projekti i zhvillimit të zonës së Zvërnecit do të përfshijë edhe ndërtimin e një spitali të nivelit të lartë, krahas strukturave turistike dhe hapësirave publike. Projekti në Zvërnec dhe ai për Sazanin janë dy projekte të ndryshme, por janë të njëjtët investitorë. Janë dy prona të ndryshme, Sazani pronë shtetërore, Zvërneci është pronë private. Presim të vijë projekti për Zvërnecin, ndërkohë që për Sazanin jemi në negociata.” Dhe si pa mëndje shtoi: “ Në Zvërnec do të ndërtohet një spital i nivelit të lartë”.

Megjithëse edhe BE-ja kërkoi të mos ndërtohej në këtë zonë të mbrojtur, ai si hileqar, si gënjeshtar, dhe i zënë ngushtë nga investitorët me të cilët ka bërë marrëveshje të përfunduara, deklaron se në Zvërnec do të ndërtohet dhe një spital, (nga e di ky kur projekti nuk ka përfunduar) dhe nënkupton, që për spitalin punimet do të fillojnë së shpejti. Investimet në Zvërnec dhe Sazan ai i quan çështje të përfunduara. Ndërtimi i spitalit që do të fillojë së shpejti, nw zonwn e hidrovorit, ( Vlora nuk ka nevojë për spital) pa përfunduar projekti, (ai projekt ka katër vjet që ka përfunduar,) por Kryeministri gënjen. Sazani është dhuruar dhe Zvërneci është blerë nga dy hajdutë ndërkombëtarë, nga pronarë gjoja legjitimë dhe është hipotekuar me urdhër të Edi Ramës. Le të lejojë Rama një komision opozitar të kontrollojë privatizimet në Vlorë këto katër vjet ose KLSH-në të verifikojë nëse është i vërtetë kalimi Zvërnecit te pronarët sirianë. Ndryshe nuk do të kalonin 126 milionë dollarë në pronësi të privatit dhe që SPAK-u i ka bllokuar. Gjykata Kushtetuese është shprehur se ajo tokë ka probleme pronësie. Edi Rama vazhdon të injorojë protestat dhe ligjet e Republikës Shqiptare. Është çështje orësh fillimi i punimeve për spitalin në Zvërnecit, Makinerite e rennda kane filluar te shfaqen) që do të thotë se betonizimi i asaj zone filloi. Ç’duhet bërë? Ky është problem i madh kombëtar jo vetëm i Vlorës dhe i Zvërnecit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.