Plas debati i fortë, korrupsioni fut në sherr Manjanin dhe Qorin
Juristi Ylli Manjani komentoi situatën politike në vend, duke pasur një përplasje të drejtpërdrejtë me kryetarin e “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori.
Debati u ndez kur Qori përdori shprehje që lidhen me korrupsionin, duke e vendosur Manjanin në qendër të diskutimit.
Juristi u shpreh:
“Sa i takon fjalës korrupsion dhe hajdut, zotëria t’i marrë fjalët mbrapsht. Ky është një mendim politik, social, njerëzor dhe qytetar. Kjo nuk do të thotë që quhem i korruptuar. Unë nuk jam te bota e votave, zotërinë e kuptoj që është te bota e votave dhe i uroj sukses. Por të lutem shumë, fjalët kurseji. Te partia jote bëj çfarë të duash.”
Nga ana e tij, Qori theksoi përgjegjësinë publike:
“Jemi në sferën publike dhe secili është përgjegjës për fjalët e veta. Secili thotë të vërtetën pa e mbyllur gojën. Kur thashë se ‘ata që thonë se populli është i korruptuar, ose kanë vjedhur vetë, ose duan të vjedhin vetë’, e kisha parasysh në përgjithësi.”
Manjani iu përgjigj ashpër:
“Nëse e ke me mua, e ke kopil. Nëse e ke një analizë më të tërën, vazhdo më të tërën.”
Përplasja mes tyre ngriti tensionin në studion e emisionit Now dhe pasqyroi debatet e ashpra mbi akuzat për korrupsion dhe përgjegjësinë politike në Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



