Plas keq sherri mes Zhakut dhe Mozës: Njeri servil dhe i pafytyrë!
Marrëdhënia mes Inida Gjatës, e njohur si Zhaku, dhe Mimoza Ahmetit duket se është krisur ndjeshëm brenda shtëpisë së “Ferma VIP”. Edhe pse në nisje të spektaklit Zhaku u shpreh se një nga arsyet kryesore të pjesëmarrjes ishte mbështetja për Mozën, dinamika mes tyre mori shpejt një kthesë të papritur, duke u shoqëruar me tensione dhe përplasje të drejtpërdrejta.
Debati mes tyre nisi nga mënyra se si secila e percepton raportin që kanë pasur jashtë fermës. Zhaku la të kuptohej se lidhja mes tyre ka qenë më e thellë sesa thjesht bashkëpunime artistike, ndërsa Mimoza Ahmeti e kundërshtoi këtë qëndrim, duke theksuar se marrëdhënia ka qenë e kufizuar vetëm në aspekt profesional.
Përplasja u ashpërsua më tej, duke kaluar në akuza personale dhe replika ironike, çka e ktheu situatën në një nga momentet më të forta të këtij sezoni. Tensioni arriti kulmin kur në diskutim u përfshinë edhe elementë nga jeta personale, përfshirë ish-bashkëshortin e Ahmetit, duke sjellë një klimë edhe më të ndezur mes tyre.
Ky debat ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku publiku është ndarë në dy kampe, mes atyre që mbështesin Zhakun dhe atyre që qëndrojnë në krah të Mozës. Shumë komentues e kanë cilësuar këtë përballje si një nga më të fortat dhe më të drejtpërdrejtat në “Fermën VIP”.
Debati:
Zhaku: Ne nuk kemi vetëm bashkëpunime bashkë. Kemi histori, kemi njohje familjare.
Moza: Unë nuk kam histori me ty. Unë kam vetëm bashkëpunime artistike.
Zhaku: Ti mund të mos kesh, por kam unë. Dhe ti nuk ke respekt për historinë që kemi ne.
Moza: Ti mund të kesh histori me bashkëshortin tim, me mua nuk ke histori.
Zhaku: Unë nuk kam histori me bashkëshortin tënd, kam me ty. Por ti je njeri servil dhe i pafytyrë, manipulatore ekselente.
Moza: Unë do t’i jap çdo njeriu hakun.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



