Plas sherri mes shoferëve pranë Ministrisë së Brendshme
Një konflikt i ashpër mes dy drejtuesve të mjeteve ka përfunduar me arrestimin e tyre nga Policia e Tiranës, pas një përplasjeje të dhunshme pranë kryqëzimit te Ministria e Brendshme.
Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka nisur fillimisht si një debat mes shoferit të një autobusi dhe drejtuesit të një automjeti tjetër. Situata ka dalë shpejt jashtë kontrollit, duke u kthyer në një konflikt fizik.
Të dy drejtuesit kanë përdorur mjete të forta, konkretisht leva, për të goditur njëri-tjetrin, duke shkaktuar lëndime të shumta. Për shkak të plagëve të marra, ata kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke neutralizuar situatën dhe arrestuar të dy personat e përfshirë në konflikt.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë incident të dhunshëm në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



