“Plasën çokollatat”, ndodh puthja e parë në Fermën Vip
Një moment romantik është regjistruar në spektaklin “Ferma VIP 3″, ku dy prej banorëve më të komentuar, Vanesa dhe Indri, kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë.
Pas ditësh të mbushura me tensione, afrimitet dhe pasiguri, dyshja duket se ka vendosur të hedhë një hap të rëndësishëm në raportin e tyre. Marrëdhënia mes tyre kishte tërhequr vëmendjen e publikut që në fillim, për shkak të dinamikave të paqarta dhe emocioneve të përmbajtura.
Indri, i cili më herët ishte shfaqur i rezervuar, kishte pranuar se hezitimet e tij lidhen me përvojat personale dhe përgjegjësitë familjare, veçanërisht raportin me djalin e tij. Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë një ndryshim të dukshëm në qëndrimin e tij, duke u hapur më shumë ndaj kësaj lidhjeje.
Puthja mes tij dhe Vanesës ka sjellë reagime të shumta si brenda spektaklit, ashtu edhe në rrjetet sociale, duke e kthyer këtë moment në një nga më të komentuarit e këtij edicioni. Publiku tashmë është edhe më i fokusuar te mënyra se si do të evoluojë kjo marrëdhënie në ditët në vijim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



