E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Platforma zyrtare/Lëvizja për Ringritjen e PD i dorëzon Bashës platformën
Politikë

Platforma zyrtare/Lëvizja për Ringritjen e PD i dorëzon Bashës platformën

Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike, iu drejtua dje edhe formalisht kryetarit Lulzim Basha dhe forumeve të tjera të partisë për atë që ajo e quan zgjidhje të krizës së forcës së tyre politike. Platforma e miratuar të martën në mbrëmje nga një numër i madh personalitetesh dhe përfaqësues të saj u dorëzua zyrtarisht nga Valbona Mezini, një ndër mbështetëset kryesore të saj, e cila është njëkohësisht edhe anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike dhe Sekretare per organizatat partnere.

Platforma parashikon bashkimin dhe ringritjen e PD përmes një procesi zgjedhor korrekt, me garanci të mjaftueshme, i cili do të legjitimojë të gjitha institucionet e partisë dhe do të korrigjojë shkeljet e rënda dhe pasojat që ato sollën në zgjedhjet e 25 qershorit.

Kërkesa u dorëzua dje pasdite, vetëm një ditë pasi platforma u shpall publikisht nga mbështetësit e saj. Tani pritet se cili do të jetë qëndrimi dhe përgjigja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me këtë lëvizje brenda kësaj force politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.