E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po nëse takimi Trump-Putin shkon keq?
Flash

Po nëse takimi Trump-Putin shkon keq?

Ndërsa bisedimet dypalëshe SHBA-Rusi janë duke u zhvilluar në Alaskë, mediat ndërkombëtare japin detaje nga tematikat dhe opsionet se si mund të shkojnë ato mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Sipas Bloomberg, “administrata Trump po shqyrton sanksionet kundër gjigantëve rusë të energjisë Lukoil dhe Rosneft nëse Putin nuk pranon një armëpushim”.

Raporti, duke cituar burime anonime, vëren se masat që synojnë presionin ndaj sektorit rus të energjisë mund të zbatohen gradualisht.

Trump ka qenë i prerë teksa ka thënë se kërkon me patjetër që nga ky takim të vendoset armëpushimi, megjithëse nuk dihet me çfarë çmimi për Ukrainën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.