E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun!
OP-ED

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun!

Ai dhe ata, nuk po përdorin Spaçin për të bërë një film, por po përdorin një film për të zhdukur nga kujtesa e historisë më të keqe, dëshminë e gjallë të ferrit të etërve. Kam pasur edhe unë familjarë në atë thertore njerëzish. Si qindra mijë të tjerë. Ajo ngrehinë e rrënuar është një bujtinë klithmash.

Një eksperiment vrasësish. Rilindasit e sotëm e kanë histori baballarësh e gjyshërish. E kanë mburrjen e së shkuarës me turp të zi. Është “Dantja” i pashkruar kurrë më ferr se kaq E turret sot të përziejë gëlqere me gjak. Të zbardhë errësirën e një kombi. Të torturojë eshtrat e zhdukura. Të zbukurojë atin e tij. Ajo është bankë mallkimesh e lotësh. Nuk pikturohet. Nuk zhbëhet. Është shembja e re e kishave dhe xhamive, atyre jetëve të fikura në atë kanibalizëm nëntoke, që mbajtën gjallë Zotin edhe në Ferr.

Po duan të varrosin historinë e turpit të tyre.
Sot, çmenduria e një shteti prodhohet nën këmbët e një të çmenduri.. Kjo është betejë me Krijuesin. Dhe me të nuk ka fituar askush. Ndoshta fundet zbresin në fund, kur marrin mandatën. Nuk thuhet mëshira e Krishtit, fali o Zot se nuk dinë çka bajnë. Jo. Është ndryshe. Mos i fal o Zot se e dinë çfarë po bëjnë.

Rama po kthen Shqipërinë në një Spaç të ri të madh. Më modern. Njëlloj vrasës. Lejen po ia japim ne, me nënshtrim, me mos-reagim..
Sepse nga ato qeli një ndër martirët sapo u dënua me vdekje, u tha xhelatëve..::
..Na jemi ma të fortë nën dhe, se ju mbi dhe…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.