Ylli Dylgjeri
Rama nuk mund ta shtrijë këtë vendim edhe “në shtetet fqinje”
me Shqipërinë.
Baba Mondi duhet të flasë. Ky është akt çensure.
Tu shpjegohet bektashijve se çfarë është Tik Toku e çfarë po bën Noc Roku?
Noc Roku na tha: “Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë.
Po me Shtetin Bektashi u këshillua Noci?
Baba Mondi duhet të lutet që kjo gjëmë mos godasë hapësirën e Shtetit të Tij në konsolidim.
Kjo është një masë gjeostrategjike. Izolim! Bektashijtë nuk mund të izolohen. Nëse po, duhet të vihen urgjent antenat në Baba Tomor. Të lidhen me satelitët.Të buçasë Tik Toku! Të izolohet Noc Roku!
Të shpërthejë komunikimi.
Tu bëhet e qarte bektashijve se o sot, o kurrë, ska shtet pa pavarsinë e vet.
Bektashijtë kanë nevojë për teknologji. Ka nevojë për informacion. Kanë nevojë të dëgjojnë Trumpin e jo Trapin!
Trump me Tik Tok fitoj.
Pranvera bektashijane ka nevojë për Tik Tok.