E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po shuanin zjarret, dy helikopterët grek përplasen në ajër
Bota

Po shuanin zjarret, dy helikopterët grek përplasen në ajër

Dy helikopterë që merrnin pjesë në operacionet për shuarjen e zjarreve janë përplasur në ajër në zonën e Psathës, në Greqi, duke shkaktuar alarm dhe një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi.

Sipas mediave greke, të dy mjetet ajrore ishin ngritur nga aeroporti ushtarak i Elefsinës dhe ishin angazhuar në ndërhyrjet ajrore për vënien nën kontroll të flakëve që kanë përfshirë zonën.

Raportimet paraprake bëjnë të ditur se ekuipazhi i njërit prej helikopterëve ka arritur të komunikojë me autoritetet dhe është konfirmuar se anëtarët e tij janë gjallë. Ndërkohë, për ekuipazhin e helikopterit tjetër ende nuk ka informacion zyrtar, ndërsa kërkimet vijojnë.

Sipas të dhënave të deritanishme, pilotët e të dy helikopterëve janë me origjinë rumune, ndërsa koordinatorët e misionit janë shtetas grekë. Helikopterët ishin marrë me qira nga Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë dhe secili prej tyre kishte nga dy persona në bord.

Menjëherë pas përplasjes, në vendngjarje janë dislokuar katër autoambulanca të shërbimit të urgjencës, si dhe një njësi e lëvizshme mjekësore, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon për gjetjen e personave që ndodheshin në helikopterin me të cilin është humbur kontakti.

Autoritetet greke pritet të japin një bilanc zyrtar dhe më shumë detaje mbi shkaqet e aksidentit sapo të përfundojnë operacionet në terren.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.