E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po ti ç’je?
Flash

Po ti ç’je?

Lori Sina

Përveç “Rilindjes Urbane”, çfarë tjetër i dhe këtij vendi? Ku është mirëqenia e shumëpremtuar kur more pushtetin? Ku është drejtësia që e shpalle me aq bujë dhe që sot je i pari që i del kundër kur nuk të shërben?

Ku janë investimet e huaja për të cilat flisje, ti që sot sillesh si gaztor i ndërkombëtarëve? Ku janë pagat e larta? Ku është siguria ushqimore? Ku është shteti i ligjit?

Në vend të tyre ke rikthyer vetëgjyqësinë dhe arrogancën e pushtetit. Sot, në këtë vend, shumë njerëz duhet të luftojnë për të marrë atë që u takon sipas Kushtetutës, sepse pushteti e trajton shtetin si pronë private dhe ligjin si mjet presioni.

Ti nuk je më shpresa që u shite shqiptarëve dikur. Je simbol i një pushteti të lodhur, të kalbur dhe të kapur nga aferat. Një pushtet që mbahet në këmbë jo nga besimi i njerëzve, por nga rrjetet e presionit mbi administratën dhe biznesin. Sot nuk merr më vota si dikur. Sot pushteti mbahet me frikë, me shantazh dhe me një administratë që rreshtohet në zgjedhje si ushtarë partie.

Dhe ndërkohë gojimët rreth teje thonë se “Rama e ka ngritur emrin e Shqipërisë lart”. Ku e ke ngritur? Në vendin ku çdo ditë rriten radhët e njerëzve në ambasadat e huaja që presin të largohen një orë e më parë nga ky vend?

Çfarë fiton drejtori im nga vota ime, nëse vota ime nuk është e lirë? Ç’lidhje ka administrata me zgjedhjen time si qytetar?

Kjo frymë presioni dhe përçarjeje që është futur në shoqëri është aq e rëndë, sa këtij vendi do t’i duhet një detoks kombëtar për t’u pastruar prej saj, duke filluar së pari me largimin tënd.

Sepse sot, kur qytetarët revoltohen për çdo padrejtësi, pushteti vetëm drejton gishtin dhe bën sikur problemi është populli.

Po atëherë për çfarë ekziston ai Parlament? Për çfarë paguhen deputetët? Që qytetarët të mbajnë mbi supe gjithë zemërimin dhe zhgënjimin e një sistemi që nuk funksionon?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.