E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia thirrje nxënësve: Largohuni nga protesta, mos rrezikoni jetën
Lajme

Policia thirrje nxënësve: Largohuni nga protesta, mos rrezikoni jetën

Policia e Shtetit ka publikuar një apel drejtuar nxënësve dhe prindërve, duke u kërkuar të rinjve të distancohen nga aktet e dhunshme dhe të mos përfshihen në situata që mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.

Thirrja vjen në një kohë kur protestat e studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë janë shoqëruar me përplasje me forcat e rendit, përdorim të gazit lotsjellës dhe ndërhyrje policore në disa zona të kryeqytetit.

Në mesazhin e saj, Policia u kërkon nxënësve të mos lejojnë që të përfshihen në veprime të rrezikshme. Ata duhet të largohen menjëherë nga vendet ku ka dhunë.

Një apel i veçantë u drejtohet prindërve. Atyre u kërkohet të kujdesen për fëmijët dhe t’i këshillojnë ata të qëndrojnë larg situatave të rrezikshme.

Sipas Policisë së Shtetit, efektivët ndodhen në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike. Qëllimi është edhe mbrojtja e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Njoftimi i policisë:

Thirrja drejtuar nxënësve dhe prindërve

THIRRJE E POLICISË SË SHTETIT DREJTUAR NXËNËSVE DHE PRINDËRVE

Të dashur nxënës, të nderuar prindër!

Ju bëjmë thirrje të ruani qetësinë dhe të distancoheni nga çdo akt dhune!

Të dashur nxënës, mos u përfshini në veprime të dhunshme që rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen tuaj! Mos lejoni që askush t’ju përfshijë në situata të rrezikshme!

Largohuni menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë!

Një apel i veçantë për prindërit!

Kujdesuni për fëmijët tuaj!

Këshillojini fëmijët të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme.

Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!

Policia e Shtetit është në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike. Gjithashtu, ajo mbron jetën dhe shëndetin e çdo qytetari.

Ju lutemi, bashkëpunojmë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.