E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia “zbakon” për kontrolle në studion muzikore të Adi Hilës
Lajme

Policia “zbakon” për kontrolle në studion muzikore të Adi Hilës

Hetimet për publikimin dhe shpërndarjen e videove private në internet kanë çuar Policinë e Tiranës drejt studios muzikore të kompozitorit Adrian Hila.

Burime të përfshira në çështje bëjnë me dije se ambientet e studios janë kontrolluar nga hetuesit, të cilët gjatë këqyrjes janë ndalur edhe te sistemi i kamerave të sigurisë.

Një prej elementëve që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është një kamerë e vendosur brenda studios. Sipas të dhënave të bëra publike deri tani, pajisja nuk dallohet lehtësisht nëse ambienti nuk vëzhgohet me kujdes.

Megjithatë, në këtë fazë të hetimit nuk raportohet që të jenë sekuestruar materiale nga kamera për t’iu nënshtruar ekspertizës.

Kontrolli i studios u zhvillua pasi Adrian Hila u mor në pyetje për disa orë nga specialistët e sektorit të Krimit Kibernetik në Policinë e Tiranës. Pas përfundimit të marrjes në pyetje dhe procedurave të kryera nga hetuesit, kompozitori është larguar i lirë.

Gjatë dëshmisë së tij, Hila ka ngritur dyshimin se sistemi i kamerave në studio mund të jetë komprometuar nga persona të paautorizuar. Ky është një prej versioneve që po verifikohet nga hetuesit, të cilët po përpiqen të përcaktojnë se në ç’mënyrë janë siguruar pamjet dhe si kanë përfunduar më pas në rrjet.

Teksa aktorja Monika Lubonja është në gjendje të tronditur psikologjike, këngëtarja Eli Fara, ka gjetur forcën për t’u paraqitur në polici. Ajo nuk ngre pretendime ndaj kompozitorit Hila, por ajo kërkon që përmes hetimit të zbulohet se kush i ka publikuar materialet, qoftë në faqe online pornografike, por edhe shpërndarjet në rrjetet sociale në Shqipëri.

Ndërkohë, kompozitori Adi Hila ka dëshmuar për disa orë në Policinë e Tiranës, ndërsa pas kontrolleve në studion ku dyshohet se janë realizuar filmimet ai është lënë i lirë pas mesnate. Përpara hetuesve, Hila ka pranuar se kamerat i kishte vendosur vetë, por ka mohuar që qëllimi të ishte filmimi i momenteve intime. Sipas dëshmisë së tij, sistemi ishte instaluar që në vitin 2022 për arsye sigurie, pasi në zonën ku ndodhet prona kishin ndodhur vjedhje.

Ndërkaq, policia ka identifikuar deri më tani shtatë artiste dhe biznesmene, të cilat shfaqen në videot erotike të Ad Hilës dhe të disa miqve të tij. Sipas burimeve është identifikuar edhe personazhi pa flokë, i cili shfaqet në videon treshe në studion muzikore të Ad Hilës. Bëhet fjalë për biznesmenin D. H., i njohur si Dema i Konjakut, por në rrethin e zonjave të artit dhe kulturës njihet edhe si Dema i Rrushit, për shkak të kultivimit të rrushit dhe prodhimit të verërave.

Policia nuk ka mundur të kontaktojë biznesmenin pasi nuk jeton në Shqipëri. Bizneset e tij përqëndrohen jashtë Shqipërisë, por Dema shfaqet shpesh në Tiranë, kryesisht për vizita erotike. Ka dyshime se është pikërisht ky biznesmen, lidhje miqësore e Ad Hilës, i cili sponsorizon organizimin e orgjive në Tiranë, jo vetëm me këngëtare dhe aktore, por edhe me biznesmene, vejusha të pasura, oligarke, moderatore, modele dhe disa zonja politikane.

Madje, zonja, të cilën Ad Hila e godet lehtë me shkop nuk i përket botës së artit, por është një biznesmene që operon në fushën e organizimit dhe menaxhimit të eventeve të ndryshme kulturore dhe artistike. Biznesmenia është lidhje e ngushtë e Ad Hilës. Madje, zonja dhe Hila kanë edhe biznese të përbashkëta të kamufluara, që menaxhohen nga i njëjti person i besuar.

Sipas burimeve, Dema i Rrushit dhe Ad Hila organizonin evente me natyrë erotike, kamufluar si aktivitete kulturore, me këngëtare, aktore, modele, blogere etj., evente që përfundonin më pas në orgji. Në disa nga festat erotike mësohet se kanë marrë pjesë disa oligarkë dhe politikanë. Ka shumë gjasa që Ad Hila, me prirje sadomazokiste dhe ndoshta çrregullime sekuale, hiperseksualizëm (varësi ndaj seksit) dhe fiksime për të regjistruar aktivitetin seksual, të ketë filmuar në mënyrë të fshehtë këto performanca erotike.

Në kuadër të së njëjtës çështje, një artiste e cila rezulton e përfshirë në materialet private i është drejtuar Policisë me kallëzim, duke kërkuar identifikimin e personit që ka publikuar dhe shpërndarë videot.

Materialet private janë qarkulluar në aplikacione komunikimi dhe platforma të ndryshme online, përfshirë WhatsApp-in. Disa prej tyre kanë përfunduar edhe në faqe pornografike, ndërsa sipas të dhënave të publikuara, një material ishte shfaqur në një platformë të tillë rreth një vit më parë.

Hetuesit pritet të marrin në pyetje edhe gazetarin e showbiz-it Elton Tozaj. Ky i fundit ka deklaruar publikisht më 29 shtator se ka shpërndarë materiale në rrjetet sociale.

Në fokus të hetimit mbetet identifikimi i personit ose personave që kanë siguruar pamjet nga sistemi i kamerave, si dhe përcaktimi i përgjegjësive për publikimin dhe shpërndarjen e tyre në internet.

Çështja vijon të jetë nën hetim nga strukturat përkatëse të Policisë së Tiranës, ndërsa pritet që verifikimet teknike të ndihmojnë në zbardhjen e mënyrës se si materialet private kanë dalë nga ambienti ku janë regjistruar dhe kanë përfunduar në internet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.