E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia zbarkon në burgun e Rrogozhinës, gjenden thika dhe celularë
Lajme

Policia zbarkon në burgun e Rrogozhinës, gjenden thika dhe celularë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrollesh në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend, me fokus evidentimin dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara që futen në mënyrë të paligjshme në qeli.

Operacioni ka nisur në IEVP Durrës, ku janë ushtruar kontrolle edhe në qelitë e figurave të njohura si Erion Veliaj, Ilir Beqaj dhe ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka.

Sipas burimeve, në këto ambiente nuk janë konstatuar sende të paligjshme. Megjithatë, gjatë kontrolleve në një tjetër sektor të institucionit është zbuluar një aparat celular i fshehur në një tualet, i cili është sekuestruar si provë.

Aksioni është shtrirë edhe në IEVP Rrogozhinë, ku kontrollet kanë nxjerrë në pah mjete prerëse të improvizuara, karikues, pajisje elektronike dhe aksesorë të përdorur për komunikim.

Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjitha burgjet e vendit, me qëllim goditjen e çdo aktiviteti të paligjshëm dhe forcimin e sigurisë në institucione.

Ky aksion vjen menjëherë pas emërimit të Adriatik Kupi në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas largimit nga detyra të Klevis Qose.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.