Populli që e tradhton lirinë e vet, i dënuar të rrojë i robëruar
Ne e humbëm lirinë në vitin 1944 jo sepse na e mori dikush me dhunë, por sepse vendosëm vetë t’ia dorëzonim një njeriu dhe një regjimi. Dhe këtë e kupton më qartë kur dëgjon këngët që i kënduan Enver Hoxhës nga jugu i polifonisë te veriu i çiftelisë. Nga lavdia e rreme e korit popullor, te pëshpërima e frikës në çdo familje ishte një vendim kolektiv, një dorëzim i vetëdijshëm- shkruan DOM Gjergj Meta.
Por tragjedia më e madhe është se, edhe pse diktatori ka dekada që është zhdukur, liria ende nuk ka ardhur. Ne e lamë veten pa të dhe vazhdojmë të jetojmë pa të, sepse nuk po bëjmë demokracinë. Sepse nuk e dimë ende si të jemi qytetarë të lirë, por vetëm si t’i shërbejmë një tjetër “Enveri” që e sajojmë herë pas here. Nga pushtetet lokale te qeveritë qendrore, nga idhujt e rremë te liderët e rinj, ne vazhdojmë të kërkojmë një “udhëheqës” që të na shkelë.
Një popull që e tradhton lirinë e vet, është i dënuar të rrojë gjithmonë i robëruar. Dhe ky është dënimi ynë sot. Sa popull fatkeq!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



