E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PPP -ja që po rrëzon pushtetin
OP-ED

PPP -ja që po rrëzon pushtetin

Publikuar nga Andi Myrta

Policia, Propaganda, Papërgjegjshmëria

1. Policia. Me ndërhyrjet e dhunshme ndaj të rinjve, gjatë protestave dhe jashtë tyre. Që nga dita e parë, veprimet joprofesionale të policisë i kanë hedh benzinë zjarrit. Veçanërisht shqetësuese janë pamjet e personave civilë, me maska, që ndërhyjnë ndaj qytetarëve dhe të rinjve. Nëse janë punonjës policie, pse thyejne ligjin? Pamjet të kujtojnë praktikat e tontonmakutëve, jo standardet e një policie të një vendi që sapo mbylli kapitullin e 20 të negociarave me BE .

2. Propaganda. Pas pamjeve të dhunës policore, makineria e propagandës u vu në lëvizje. Në vend të shpjegimeve për ndërhyrjet që indinjuan këdo, publikut iu servirën video ku policët shfaqeshin duke orientuar turistët dhe ndihmuar qytetarët. A thua se pamjet e  një polici që i tregon rrugën një turisti mund të fshijnë pamjet e 10  policëve që goditen si të çmendur një turist tjetër në qendër të Tiranës.

3. Papërgjegjshmëria. Filozofia e pushtetit është: “ne bëjmë çfarë të duam. Ju protestoni sa të doni, edhe gjithë jetën po të doni. Ne prapë do të bëjmë çfarë të duam!”

Kjo është logjika e një pushteti që e konsideron votën si çek të bardhë për katër vjet dhe protestën si një bezdi që duhet duruar derisa, “edhe kjo do të kalojë”

Kur protestës paqësore i përgjigjesh me indiferencë, zemërimit me polici dhe dhunës me propagandë, rrezikon të mos  kontrollosh dot më atë që ndodh

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.