Pprotestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit
Protesta e zhvilluar para Kryeministrisë ka përfunduar, ndërsa pjesëmarrësit kanë vendosur të vijojnë tubimin përmes një marshimi në rrugët e Tiranës.
Ende nuk është përcaktuar se ku do të ndalet grupi i protestuesve. Sipas informacioneve paraprake, një nga destinacionet e mundshme është Ministria e Arsimit.
Situata mbetet e qetë në protestë
Deri në këto momente, protesta është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe nuk janë raportuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Situata është paraqitur e qetë. Mbetet për t'u parë se ku do të vijojë grumbullimi i qytetarëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



