Presidenti i Këshillit Evropian: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor, investim i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen e sigurinë

Zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor do të jetë një nga temat kryesore në axhendën e takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme në Luksemburg ditën e sotme.
Screenshot_3Ministrat e jashtëm do të diskutojnë përshkallëzimin e fundit të tensioneve në disa pjesë të rajonit si dhe çdo përparim të bërë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia në përmbushjen e kushteve të ofertave të tyre për anëtarësim në BE.

Një konferencë anëtarësimi me Shqipërinë do të zhvillohet gjithashtu në të njëjtën ditë, duke hapur negociatat mbi reformat që lidhen me tregun e brendshëm.

Këshilli i Punëve të Jashtme, i kryesuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, do të trajtojë më tej mbështetjen e BE-së për Ukrainën dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, e ndjekur nga Dialogu i parë i Nivelit të Lartë BE-Autoriteti Palestinez

Kaja Kallas

Kaja Kallas

Duke folur teksa mbërriti në takim, Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE-së, tha se ministrat duhej të bënin “presion maksimal” mbi Rusinë për t’i dhënë fund kësaj lufte, “sepse duhen dy për të kërkuar paqen”.

“Të gjithë ata që duan që vrasja të ndalet duhet të bëjnë presionin maksimal”, shtoi ajo.


Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka deklaruar se zgjerimi i BE drejt Ballkanit Perëndimor është një investim i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen e sigurinë.

Në një prononcim për mediat pas takimit me kryeministrin Edi Rama , me të cilin do të udhëtojë drejt Luksemburgut për Konferencën e Katërt Ndërqeveritare ku pritet të hapet grupkapitulli i radhës, Costa u shpreh se është Europa është mirë të jetë e bashkuar, pasi bota ka nevojë për një gjë të tillë.

“I gëzuar që pres kryeministrin Rama, gjithmonë kënaqësi të flasim e të diskutojmë, e dyta, zgjerimi i BE drejt Ballkanit Perëndimor është një investim i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen e sigurinë. Inkurajuese të shohësh progresin e Shqipërisë në këtë drejtim. Çelet sot grupkapitulline radhës.
E rëndësishme të jemi bashkë sepse bashkë jemi më të fortë dhe bota ka nevojë për një Europë më të fortë”, tha ai.

Në konferencën ndërqeveritare do të diskutohet për avancimin e proceseve të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Deri tani, janë mbajtur tre konferenca ndërqeveritare që kanë pasur si objektiv diskutimet dhe përparimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Konferenca e parë ndërqeveritare u mbajt më 19 korrik 2022 në Bruksel, ku u hapën negociatat për Klasterin 1, i cili përfshin disa kapituj në fusha të ndryshme. Ky grup-kapitull ishte një nga më të rëndësishmit, duke prekur aspekte thelbësore si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik dhe reforma e administratës publike.

Konferenca e dytë u zhvillua më 15 tetor 2024, gjithashtu në Luksemburg, ku u hapën negociatat për një grup-kapitull të rëndësishëm, që trajton tematikat e drejtësisë, gjyqësorit dhe institucioneve demokratike. Hungaria, e cila mbante presidencën gjashtëmujore të BE-së, organizoi këtë konferencë pas arritjes së marrëveshjes mes vendeve anëtare që Shqipëria kishte përmbushur kushtet për hapjen e grup-kapitullit të parë që lidhet me të drejtat themelore.

Konferenca e tretë ndërqeveritare u mbajt më 17 dhjetor 2024 në Bruksel dhe u zhvillua në nivel ministror, duke shërbyer për hapjen e negociatave për Klasterin 6: Marrëdhëniet e jashtme, përfshirë kapitujt “Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme” dhe “Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe mbrojtjes”.

Publikuar nga Publik Media