E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prezantohet drejtori i ri i Shërbimit Zjarrfikës
Flash

Prezantohet drejtori i ri i Shërbimit Zjarrfikës

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka prezantuar sot Ervis Gjoshin si drejtorin e ri të komanduar të Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH).

Gjoshi merr drejtimin e institucionit pas dorëheqjes së Arben Carës.

Lamallari vlerësoi eksperiencën e Gjoshit në strukturat e sigurisë, duke theksuar se ai ka një karrierë prej 18 vitesh në Policinë e Shtetit dhe ka mbajtur më herët detyra drejtuese, përfshirë atë të zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë në DVP Tiranë dhe shefit të Komisariatit në Dibër.

“Me një karrierë prej 18 vitesh në Policinë e Shtetit, me përvojë të gjatë në drejtimin e strukturave të sigurisë, si zëvendësdrejtor për Rendin dhe Sigurinë në DVP Tiranë dhe më herët si shef Komisariati në Dibër, ai sjell në këtë detyrë eksperiencën dhe përgjegjshmërinë e nevojshme për një strukturë kaq të rëndësishme”, u shpreh Lamallari.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se rishikimi i kuadrit ligjor për MZSH-në dhe hartimi i një programi kombëtar për parandalimin e zjarreve do të jenë ndër prioritetet e drejtimit të ri.

Sipas Lamallarit, synimi është që qytetarët të kenë një shërbim profesional, të organizuar dhe të gatshëm për të përballuar emergjencat në çdo kohë.

“Parandalimi është qëllimi madhor i qeverisë shqiptare dhe ajo çfarë presin më shumë qytetarët shqiptarë”, theksoi ministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.