E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurori përfundon në pranga, momenti kur arrestohet në zyrë
Bota

Prokurori përfundon në pranga, momenti kur arrestohet në zyrë

Prokurori Beqë Shala, i angazhuar në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren, është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Operacioni u realizua nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

Sipas njoftimeve zyrtare, Shala dyshohet për veprën penale të “marrjes së ryshfetit”, por ende nuk është bërë e qartë në lidhje me cilën çështje konkrete lidhet kjo akuzë.

Prokuroria bën me dije se arrestimi i tij u krye në vendin e punës dhe se hetimet vazhdojnë sipas Kodit të Procedurës Penale dhe ligjeve në fuqi, ndërsa strukturat e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.