E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria e Fierit lëshon masa sigurimi për 14 persona
Lajme

Prokuroria e Fierit lëshon masa sigurimi për 14 persona

Prokuroria e Fierit ka vendosur masa sigurie ndaj 14 personave, të dyshuar se ushtronin aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse të Bankës së Shqipërisë.

Sipas hetimit, 11 prej tyre janë vendosur në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa për tre të tjerë është caktuar masa “ndalim i daljes jashtë vendit”. Të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Kontrollet janë kryer jo vetëm në pikat ku dyshohet se ushtrohej aktiviteti i këmbimit valutor, por edhe në banesat e administratorëve të subjekteve.

Gjatë kontrolleve, autoritetet kanë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në disa monedha:

  • 4,461,000 lekë
  • 92,390 euro
  • 8,215 paund britanikë
  • 220 franga zvicerane
  • 30 lira turke
  • 45 dirhamë

Përveç parave, gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar edhe sende të tjera, të dyshuara si prova materiale. Bëhet fjalë për një armë sportive, tip pistoletë, me zara plastikë, një armë antike tip pistoletë, një mjet të mprehtë antik me këllëf, si dhe një mjet të mprehtë metalik me bisht druri.

Prokuroria e Fierit vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar të paligjshme, si dhe për përcaktimin e rolit dhe përgjegjësisë së secilit prej personave të përfshirë.

Në vijim të hetimit pritet të administrohen dhe vlerësohen të gjitha provat e sekuestruara gjatë kontrolleve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.