E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria  merr të pandehur për falsifikim  Helidon Gjikokën
Uncategorized

Prokuroria merr të pandehur për falsifikim Helidon Gjikokën

 Gjikoka nën akuzë për abuzime me pronat bregdetare

Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur biznesmenin e jugut Helidon Gjikoka, i akuzuar për “përdorim dokumentesh të falsifikuara” në aplikimin për leje plazhi, pavarësisht se pronat ishin nën sekuestro dhe objekt hetimi penal.

Hetimet zbuluan se Gjikoka, i dënuar më parë për përvetësim pronash në Dhërmi, përdori sërish dokumente të falsifikuara për të marrë leje në bregdet, ndërsa 20 zyrtarë të Hipotekës së Vlorës janë dënuar më herët për favore të paligjshme në tjetërsimin e pasurive.

Pak ditë më parë IKMT gjobiti Gjikokën me 113 milionë lekë dhe shembi një objekt pa leje mbi 200 m² në Drimadhes, por prokuroria e Vlorës mbetet e kritikuar për zvarritje dhe mosveprim pavarësisht katër kallëzimeve penale ndaj tij.

Tani pritet që Prokuroria e Tiranës të kërkojë masë sigurie ndaj Gjikokës, teksa rasti ngre dyshime të forta për korrupsion në trajtimin e dosjeve të tij në Vlorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.